Home / Sport / Te dielen luhen ndeshjet e javes se fundit ne Ligen e Pare

Te dielen luhen ndeshjet e javes se fundit ne Ligen e Pare

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së fundit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Dilema e vetme është se cila do të jetë skuadra e dytë që do t’i bashkangjitet Pelisterit në ndeshjet e balotazhit për egzistencë në elitën e futbollit. Pobeda kundër Vardarit do të kërkojë shpëtimin, ndërsa Metalurgu takohet me Milanon, me shpresë së Vardari do të fitojë në Prilep. Makedonija Gj.P. para fansave të vet do të luajë me Renovën, në takimin ku do të pranojnë trofeun për titullin e fituar.

Pobeda apo Metalurgu? Kjo është dilema e vetme që pritet të zgjidhet pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së fundit në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë. Ish-kampionët e Maqedonisë , Pobeda, po zhvillon sezonin më të dobët në historinë e vet dhe vetëm fitorja kundër Vardarit do tu siguronte egzistencë në Ligën e Parë. Me dështim eventual ata do të gjenden një shkallë më poshtë, duke u detyruar që mbijetesën e tyre në elitën e futbollit ta kërkojnë përmes ndeshjes së balotazhit. Për momentin Metalurgu është më e rezikuar, pasi që edhe fitorja eventuale kundër Milanos nuk do tu garantonte asgjë, sepse fati i tyre varet drejtëpërdrejtë nga epilogu i takimit në Prilep.

Makedonija Gj.P. para fansave të vet do të përballet me Renovën, por më i rëndësishëm se rezultati do të jetë fakti se kampionët e ri në këtë takim do të pranojnë trofeun për titullin e fituar. Pelisteri është pajtuar me faktin se shpëtimin duhet ta kërkojë në balotazh, por gjithsesi paralajmërojnë triumf kundër Horizontit. Napredoku kundër Rabotniçkit do të përshëndetet me Ligën e Parë, ndërsa skuadra e Sileksit është e lirë.

Dyshet e javës së 33-të

Pelisteri – Horizont T
Napredoku – Rabotniçki
Pobeda – Vardari
Metalurgu – Milano
Makedonija Gj.P. – Renova
Sileksi i lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *