Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nikoqire e manifestimit kryesor per Bashkimin Evropian

Tetova nikoqire e manifestimit kryesor per Bashkimin Evropian

Në sheshin e qytetit me stenda ishin të përfaqësuara vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe një pjesë nga organizatat joqeveritare, të cilat punojnë në afrimin e ideve dhe vlerave evropiane deri tek qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia e ka vendin në familjen e madhe evropiane

Urim Hasipi
Tetovë, 10 maj-Këtë vit qyteti i Tetovës ka qenë nikoqir i kremtimit kryesor të ditës së Bashkimit Evropian, ndërsa i gjithë program i këtij manifestimi është realizuar në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Stendat e shkollave të mesme dhe fillore të vendosura në sheshin e qytetit kanë përfaqësuar denjësisht shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në vigjilje të kësaj feste, Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe zëvendëskryeministri për eurointegrime Ivica Bocevski kanë vendosur mesazhet e vlerave të përbashkëta evropiane dhe të aspiratës për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë në BE.

Ambasadori i BE-së, në Shkup, Ervan Fuere ka përshëndetur frymën dhe përkushtimin proevropian dhe ka shafqur shpresën se vendi shumë shpejtë do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. “Jam shumë i sigurt se qeveria do t’i përkushtohet implementimit të reformave, në mënyrë që Komisionit Evropian t`i jepen argumente që të na japë rekomandime për fillimin e negociatave. Këtu, sot, shohim frymën dhe përkushtimin e të gjithë njerëzve të cilët janë të bashkuar dhe ndajnë vizionin për Bashkimin Evropian dhe bashkë me amabasadorët tjerë ndajmë solidaritetin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti tha se jemi të obliguar ta përvetësojmë edukimin, për shkak se BE-ja është themeluar mbi konceptin e shpërndarjes së njohurive.

“ Ne duhet të hapemi ndaj ideve të reja si dhe të gjejmë mënyrën e inkorporimit të këtyre ideve brenda kulturave tona të ndryshme dhe të krijojmë një shoqëri të hapur dhe të bazuar në këto ideale”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.Përfaqësuesit e pushtetit lokal,tha ai, si pjesë përbërëse e shtetit, duhet të krijojnë një lidhshmëri të forte mes tyre dhe të kontribuojnë në përforcimin e institucioneve dhe vlerave demokratike dhe në të njëjten kohë të promovojnë barabarësinë e qytetarëve.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime Ivica Bocevski ka ripërsëritur qëllimin strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në BE. Sipas tij viti 2009, do të jetë periudhë e liberalizimit të vizave, ndërkohë që ka shfaqur besimin se Maqedonia mund të ofrojë paqe dhe tolerancë.
Manifestimi ka përfunduar me një program të pasur artistik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *