Home / Sport / Tevez largohet nga Manchester Unitedi

Tevez largohet nga Manchester Unitedi

Sulmuesi argjentinas Karlos Tevez ka deklaruar se në fund të sezonit do të lëshojë rradhët Manchesterit. Ai ka shtuar se deri tani ka dhënë gjithcka për këtë skuadër, por ndjen se drejtuesit e klubit nuk e respektojnë atë, prandaj edhe ka sjellë vendimin për tu larguar.

“Mendoj se në stinorin e ardhshëm nuk do të jem më futbollist i Manchester Unitedit. Kam bërë gjithçka që ka qenë në fuqinë time, mirëpo nuk mu ka ofruar kontratë e re, ndaj do ta lëshoj klubin”, ka thënë futbollisti argjentinas “djajve të kuq” Carlos Tevez. Shënuesi i 14 golave në këtë stinor për skuadrën e Alex Fergusonit ka bërë të qartë se nuk do ta vazhdojë karrierën në United. “Me vjen rëndë të rri në klubin që nuk me nderojnë, ndërsa këtë e dëshmuan duke mos me ofruar kontratë, por sigurisht se do të mbetem në Angli”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *