Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi sqaron raportet me Prishtinën

Thaçi sqaron raportet me Prishtinën

Sidoqoftë, Menduh Thaçi ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Hashim Thaçit dhe e respekton vendimin e popullit shqiptar të Kosovës, respektivisht institucionin e kryeministrit. Megjithatë, ai ka thënë se ka vërejtje për takimet e kryeministrit kosovar me palën maqedonase. “Natyrisht që kam vërejtje për takimet me përfaqësuesit e Maqedonisë duke anashkaluar faktorin politik shqiptar. Marrë në tërësi unë insistoj që raportet të mos jenë private, por profesionale dhe të barabarta”, ka thënë Thaçi.

Urim Hasipi
Tetove, 2 prill-Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, ndër të tjera ka shpjeguar edhe arsyet e ftohjes së raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas liderit të PDSH-së, “asgjë nuk kruhet dhe nuk përfundon papritmas”.

“Asgjë nuk kruhet dhe nuk përfundon papritmas. Duhet analizuar me korrektësi tërë procesin. Së pari unë kurrë s’i kam pasur raportet kaq të mira me të ngaqë paraprakisht nuk e kam njohur. Raportet e mira më të ka pasur kryetari i mëparshëm i PDSH-së, z.Xhaferi. Duhet marrë parasysh se çdo drejtues partie ka mënyrën, metodën e vet të veprimit. Unë parapëlqej që raportet në skenën politike të obligohen me marrëveshje, me programe të konkretizuara”, ka thënë fillimisht lideri i PDSH-së.

Ndërkaq duke shpjeguar – siç u shpreh ai – elementin subjektiv, lideri i PDSH-së ka thënë se është pak i zhgënjyer me “insistimet e kryeministrit kosovar që të përvetësojë çdo iniciativë”. Si shembull këtu ai merr rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Po ashtu me zhgënjeu fakti që në seancën solemne të shpalljes nuk ishte prezente familja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj që asokohe e mbronte vetën dhe Kosovën në Gjykatën e Hagës”, ka shtuar Thaçi.

Përfundimisht – vijoi ai – m’u duk e pakuptimtë mungesa e ftesës për subjektet politike shqiptare jashtë Kosovës që kanë dhënë vazhdimisht kontribut të rëndësishëm në procesin e pavarësimit të saj.

Sidoqoftë, Menduh Thaçi ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Hashim Thaçit dhe e respekton vendimin e popullit shqiptar të Kosovës, respektivisht institucionin e kryeministrit. Megjithatë, ai ka thënë se ka vërejtje për takimet e kryeministrit kosovar me palën maqedonase. “Natyrisht që kam vërejtje për takimet me përfaqësuesit e Maqedonisë duke anashkaluar faktorin politik shqiptar. Marrë në tërësi unë insistoj që raportet të mos jenë private, por profesionale dhe të barabarta”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq i pyetur për afrimin e tij me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Thaçi ka thënë se ky afrim ka një arsye objektive, pasi që sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjithnjë e më tepër po ankorohet në pozicionin e djathtë, ashtu si edhe PDSH-ja

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *