Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Maqedonia drejt shkatërrimit

Thaçi:Maqedonia drejt shkatërrimit

Kandidati për presidenti megjithë lutjet dhe thirrjet e Ahmetit që të votohet megjithatë nuk arriti të mar as një përqind të votave të shqiptarëve dhe ju e dini se kush apelonte që të mos votohet e ajo ishte PDSH-ja.Shqiptarët me mosdhënënien e votës Ivanovit treguan se kanë organizim të tyre politik, kanë kërkesa politike”, tha ai, duke paralajmëruar kohëre të vështirëa për shqiptarët edhe në aspektin ekononmik, ka thene Thaçi

Urim Hasipi
Tetovë, 8 maj-Maqedonia kohëve të fundit karakterizohet me një konflikt të çuditshëm, pasi që nuk ka matje mes partive politike të shqiptarëve , por ka matje mes shtetit dhe PDSH-së.

Këtë e ka deklaruar mbrëmë në Zhelinë të Tetovës, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.Sipas tij, të gjitha goditjet që i jepen PDSH-së nuk i jepen se dikush është i mirë ose i keq, por i jepen sepse vetëm PDSH-ja është parti e cila vërtet i përfaqëson interesat e shqiptarëve.

“Të gjithë ata që mendojnë se Maqedonia do të Maqedonizohet ose sllavizohet apo do të kishizohen me kisha në të gjithë territorin sigurisht se shumë shpejt do të marrin përgjigjen e merituar.Mënyra se si trajtohet Maqedonia kjo shkon në drejtim të shkatërimit të vërtetë”, tha Thaçi.

Kreu i PDSH-së duke folur për zgjedhjet e fundit në Maqedoni dhe duke krahasuar lidershipin shqiptar theksoi se, krerët e partive politike shqiptare nuk janë të aftë dhe nuk kanë zhdërvjellësi, ndërsa shtoi më tej, se fitorja e PDSH-së në Tetovë që është qendra e shqiptarëve, tregoi se shqiptarët kanë organizim poitik që mbron interesat e tyre.

“Kandidati për presidenti megjithë lutjet dhe thirrjet e Ahmetit që të votohet megjithatë nuk arriti të mar as një përqind të votave të shqiptarëve dhe ju e dini se kush apelonte që të mos votohet e ajo ishte PDSH-ja.

Shqiptarët me mosdhënënien e votës Ivanovit treguan se kanë organizim të tyre politik, kanë kërkesa politike”, tha ai, duke paralajmëruar kohëre të vështirëa për shqiptarët edhe në aspektin ekononmik.

Ndryshe, Thaçi ka ndjekur nga afër kuvendin e degës së partisë që drejton ai për komunën e Zhelinës, ku për kryetar u zgjodh Agim Nesimi

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *