Home / Sport / Van Basten trajneri i ri i Milanit, Anceloti ne Chelsea?

Van Basten trajneri i ri i Milanit, Anceloti ne Chelsea?

Trajneri i ri i Milanit do te jete Marko Van Basten. Lajmi behet i ditur nga drejtues te klubit, qe jane shume prane zyrtarizimit te emrit te holandezit. Keto zera vine pas spekulimeve per largimin e mundshem te Ancelotit drejt Chelseas.

Klubi i Celsit beson se Karlo Anceloti, do te jete menaxheri i ri i ekipit. Pas zerave qe qarkullojne prej kohesh, se ne fund te ketij edicioni trajneri mund te largohet nga ekipi, mediat angleze njoftojne se eshte arritur nje marreveshje qe do te realizoje kalimin e trajnerit ne “Stamford Brixh”, ne fund te ketij sezoni. Trajneri aktual i Milanit ka biseduar per kete ceshtje me presidentin e bluve te Londres, Roman Abramovic. Por pronari i Celsit, Roman Abramovic deshiron qe te kete ne ekip, bashke me trajnerin edhe dy lojtare te rendesishem te Milanit. Behet fjale per lojtare me cilesi te vecanta dhe qe jane pjese e rendesishme e Milanit, si Andrea Pirlo dhe braziliani Kaka, qe kane te ngjare te largohen se bashku me trajnerin nga “San Siro”. Nderkohe diskutimet jane ne faze te hershme dhe levizja e 49-vjecarit shihet e sigurt. Milani ndjen Interin, shtate pike larg ne Seria A, por deklaratat e presidentit te kuqezinjve, Silvio Berluskoni, se faji per ecurine e dobet i mbetet Ancelotit, duket se e kane zemeruar edhe me teper trajnerin, i cili nuk ka se cfare mendohet me dhe me teper, bazuar ne mediat angleze, ka kontaktuar me presidentin e Celsit, per t’i dhene pergjigjen perfundimtare. Sipas presidentit te Milanit, gjithashtu edhe Kryeminister i Italise, Milani duhet te kishte fituar trofe dhe deshtimi ka pasur si shkak rolin e dobet te teknikut, cka do te thote se eshte dhene nje sinjal i qarte, se ai nuk ben me pjese ne planet e kuqezinjve, per sezonin tjeter futbollistik. Milani po mendon per pasuesin e Ancelotit dhe ne te njejten kohe trajneri aktual ka gjetur “strehe” te re, madje larg Italise. Pervec brazilianit Kaka, Ambramovic ka ne liste edhe emrat e Tevezit, Adebajorit dhe te sulmuesit te CSKA-se se Mockes, Juri Zhirkovit. Pirlo, i cili mbush 30 vjec javen tjeter dhe ka dy vite te tjera kontrate me klubin e tij, eshte terhequr nga interesi i Celsit, pasi ka qene nje pike kyce per trajnerin Karlo Ancelotin tek Milani. Pirlos i eshte besuar roli i organizatorit dhe ka qene nje lojtar i rendesishem per trajnerin e ardhshem te Celsit.

Nderkohe nga drejtues te klubit behet e diture se trajneri i ri i Milanit do te jete Marko Van Basten. Sipas informatave qe vijne nga kampi “kuq e zi” , ata jane shume prane zyrtarizimit te emrit te holandezit, i njohur mire ne Milano, madje eshte nje prej legjendave te ketij ekipi, disa vite me pare. Ish-trajneri i Ajaksit, i larguar nje jave me pare, Van Basten, dikur ka qene edhe nje futbollist i shkelqyer i Milanit, me te cilin fitoi shume trofe.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *