Home / Sport / Vendimet më të rënësishme të Ferguson-it

Vendimet më të rënësishme të Ferguson-it

Gjatë drejtimit të Manchester United për 23 vjet, Sir Alex Ferguson mori vendime të ndryshme, mbi të gjitha pozitive. Trajneri skocez pa dyshim është më i suksesshmi në histori të futbollit. Ai ka fituar gjithçka me ‘Djajtë e Kuq’. Tabloidi britanik Sun i ka publikuar 10 vendimet kryesore të Fergie, duke filluar nga blerja e legjendës Cantona.

Në 23 vjet udhëheqje të Manchester United, Sir Alex Ferguson ka marrë vendime të ndryshme, mbi të gjitha të drejta. Janë 11 tituj, 5 Fa Cup, 3 Kupa të Ligës, 8 Community Shield, 2 Liga të Kampionëve, 1 Kupë UEFA, 1 Superkupë, 1 Kupë Interkontinentale e 1 Kupë të botës për klube janë ato që e demonstrojnë shumë mirë se kush është në të vërtetë Ferguson.

Natyrisht zgjedhjet e tij nuk kanë bindur gjithmonë (sidomos në fillim), por më pas rezultatet shpesh kanë dhënë arsye. Ai i ka heshtur të gjithë, përfshirë këtu edhe menaxherin e Liverpool, Rafa Benitez, i cili të dielën nuk ka dashur ta shprehë meritën e skocezit për sukseset e tij të paimagjinueshme me “Djajtë e Kuq”. Tabloidi anglez “Sun” e ka prezantuar një listë prej 10 zgjedhjeve më të mira të menaxherit Alex Ferguson, prej se është emëruar trajner i Man. Utd.

Vendi i parë i takon vendimit për ta blerë Eric Cantonan nga Leeds në vitin 1992 (e fitoi titullin pas 26 vjetësh, duke përfunduar 10 pikë përpara Aston Villas), ndërsa vendi i dytë i takon zëvendësimit të legjendës Bryan Robson në vitin 1993 me gjysmë të njohurin irlandez Roy Keane nga Nottingham Forest (duke i dhënë kështu fillim mitit “Captain Fantastic”).

Pozita e tretë është e mbuluar me zgjedhjen që të llogarisë në një grup të të rinjve që shpresonin në sezonin 1995-96. Ata “Fab Five” (5 futbollistë të rinj) quheshin Gary Neville, Phil Neville, David Beckham, Paul Scholes e Nicky Butt.

Por, në klasifikim ka hapësirë edhe për heqjen dorë që bëri nga dorëheqja Fergie në vitin 2002, shitja e David Beckham në Real Madrid në vitin 2003 dhe për blerjen e një talenti 18 vjeç nga Sporting Lisbona, që quhej Cristiano Ronaldo. Ai pagoi më pak se 14 milionë euro për talentin portugez, i cili sot kushton së paku 90. Si të themi, kjo nuk është ide dhe biznes i keq.

Ky është klasifikimi komplet:

1. Blerja e Eric Cantona.
2. Blerja e Roy Keane.
3. Të llogarisë në “Fab Five” (5 futbollistë të rinj).
4. Zëvendësimet më shumë se të qëlluara në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1999 kundër Bayern Munchen (më saktësisht, futjen në lojë të heronjve të ndeshjes Teddy Sheringham e Ole Gunnar Solksjaer).
5. Hoqi dorë nga dorëheqja e tij në vitin 2002.
6. Nuk llogariti më në sulmuesin holandez Ruud van Nistelrooy në vitin 2000, pas lëndimit që e pati ky i fundit në gju.
7. E la të largohet David Beckham.
8. E mbajti në klub Cristiano Ronaldon në fund të sezonit të kaluar.
9. Llogariti në 18 vjeçarin Ronaldo kur ishte në Sporting Lisbona.
10. I kishte thënë jo Tottenham e Arsenal, kur tentuan ta bënin të vetin nga Aberdeen.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *