Home / Sport / Volfsburgu, një pikë larg titullit të kampionit

Volfsburgu, një pikë larg titullit të kampionit

Një xhiro para përfundimit të kampionatit të Bundesligës gjermane në futboll, Volfsburgu ka dy pikë epërsi ndaj Bajernit dhe Shtutgartit, derisa Herta pas barazimit me Shalken (0:0) i humbi të gjitha gjasat për titull.

Volfsburgu të shtunën në Hanover deklasoi skuadrën vendëse, madje me rezultat 5:0, me het-trikun e boshnjakut Edin Xheko, derisa dy gola tjerë i shënoi Grafite.

Kjo dyshe shkatërruese për skuadrat rivale shënoi gjithsej 51 gola, apo më tepër se 11 ekipe të Bundesligës.

Bajerni nuk arriti më tepër se një barazim te Hofenhajmi (2:2), kështu që gjasat e tyre për titull tashmë janë vetëm teorike.

Në anën tjetër Shtutgarti para shikuesve të vet në “Mercedes Arena” mposhti Kotbusin e Ervin Skelës (2:0), duke barazuar pikët me Bajernin, skuadra këto të cilat takohen në “Alianc Arena” të shtunën e ardhshme, derisa Volfsburgut para shikuesve të vet i mjafton barazimi kundër Verderit për t’u stolisur për herë të parë në histori me titullin e kampionit.

Hamburgu pas disfatës ndaj Këlnit (0:1) ka humbur pozitën e pestë që siguron një vend në Ligën e UEFA-së, pasi që Borusia shkatërroi Bilfeldin (6:0) dhe në saje të gol-dallimit shumë më të mirë është një vend më lart në renditje.

Bundesliga, java e 33-të

Hanover – Volfsburg 0:5
(Xheko 14, 54, 80, Grafite 33, 36)

Hofenhaim – Bajern 2:2
(Ba 21, Carlos Eduardo 29/ Ribery 16, Toni 44)

Herta – Shalke 0:0

Shtutgart – Energie 2:0
(Hitzlsperger 19, Cacau 78)

Bohum – Ajntraht 2:0
(Hashemian 26, Klimoëicz 72)

Borusia (D) – Arminia 6:0
(Kehl 43, 72, Hajnal 53, Valdez 69, Tinga 84, Zidan 87)

Bajer – Borusia (M) 5:0
(Kiessling 31, Helmes 44, Castro 68, Kadlec 79, Dante 86)

HSV – Keln 0:1
(Ehret 9)

Verder – Karlsruhe 1-3
(Hugo Almeida 73 – Stindl 28, 39, Iashvili 55)

Renditja

1. VfL Volfsburg 66

2. Bajern M. 64

3. VfB Shtutgart 64

4. Herta BSC 63

5. Borusia D. 58

6. Hamburger SV 58

7. 1899 Hofenhajm 52

8. FC Shalke 50

9. Bajer L. 49

10. Verder B. 45

11. Hanover 39

12. FC Keln 38

13. Ajntraht F. 33

14. VfL Bohum 31

15. Borusia M. 30

16. Arminia B. 27

17. Energji K. 27

18. Karlsruhe SC 26

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *