Home / Lajme / Rajon / Vushtria frymoi me vargjet e poeteshave shqiptare

Vushtria frymoi me vargjet e poeteshave shqiptare

Në emër të Qeverisë së Kosovës me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se Qeveria e çmon mendimin e lirë dhe shprehjet letrare. Ndërsa Kryetarja e Këshillit Organizativ Xhevahire Izmaku, në fjalën e saj hyrëse në këto takime letrare ka çmuar lartë kontributin e këtyre takimeve në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore

Në Vushtrri të Kosovës u mbajt manifestimi tradicional 27 me radhë “Takimet e Poeteshave Shqiptare 2009”. Poetja tetovare Sadije Aliti ishte përfaqësuese nga Maqedonia në këtë manifetsim letrar. Këshilli organizativ kishte organizuar një pritje solemne për poeteshat shqiptare me një defile në qytetin e Vushtrrisë, ku në qendër të qytetit u bë hapja solemne e këtij manifestimi. Nën moton “Vushtrria frymon me poezinë”si dhe me një organizim të shkëlqyer të cilësuar si ndër më të mirët që prej fillimit të këtij festivali me përmasa  gjithëkombëtare, Vushtrria ka arritur që për të njëzeteshtatën herë të mledh poeteshat na trojet shqiptare.

“Vushtri kishte përgatur një dasmë për mbretëreshën e letërsisë, poezinë, një organizim I shkëqyer dhe një pritje tejet e ngrohtë miqësore, karakterizoi këtë festival poetik”- u shpreh Sadije Aliti, pjesëmarrëse në festival.Dita e parë ishte planifikuar me një vizitë në kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz dhe me disa vizita të tjera në komplekese memoriale të dëshmorëve të UÇK-së. Poezitë e përzgjedhura nga Juria e Festivalit u recituan nga autoret në Orën e Madhe letrare në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Në festival morrën pjesë poete nga të gjitha trojet shqiptare. Në emër të Qeverisë së Kosovës me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se Qeveria e çmon mendimin e lirë dhe shprehjet letrare. Ndërsa Kryetarja e Këshillit Organizativ Xhevahire Izmaku, në fjalën e saj hyrëse në këto takime letrare ka çmuar lartë kontributin e këtyre takimeve në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore dhe letrare.

Gjatë dy ditëve sa zgjati ky manifestim u mbjatën aktivitete të shumta kulturore, hapja e një ekspozite nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Vushtrrisë dhe program kulturo-artistkik nga Ansambli i qytetit. Këto takime janë mbyllur me një tribunë letrare me temë “Poezia e Lasgush Poradecit”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *