Home / Sport / Wolfsburgu kampion i Bundesligës,për herë të parë në histori

Wolfsburgu kampion i Bundesligës,për herë të parë në histori

Wolfsburgu ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë për herë të parë në histori të klubit, pasi mposhtën Werder Bremenin 5-1 në xhiron e fundit të sezonit. Bayern Munichu përfundoi i dyti, pas fitores 2-1 ndaj Stuttgartit. Arminia Bielefeld dhe Karlsruhe kanë rënë në divizionin e dytë, ndërsa Cottbus do të luajë në play-off. Dyshja sulmuese, Grafite-Dzeko kanë arritur rekord të golave në histori të Bundesligës (54).

Wolfsburgu ka fituar titullin e tyre të parë në Bundesligë, të shtunën, duke mposhtur Werder Bremenin 5-1 dhe përfunduan në krye të tabelës me 69 pikë. Bayern Munichu siguroi pozitën e dytë të kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve me fitoren 2-1 ndaj Stuttgartit, që përfundoi i treti dhe do të luajë në kualifikime të Ligës së Kampionëve. Hertha Berlin dhe Hamburgu do të luajnë në Europa League.

Arminia Bielefeld dhe Karlsruhe kanë rënë në Bundesliga 2, ndërsa Energio Cottbus do të luajë në play-off me ekipin e tretë më të mirë nga divizioni i dytë. Wolfsburgu kaloi në epërsi 3-0 pas vetëm 26 minutave lojë, me golat nga Zvjezdan Misimovic, Grafite dhe një autogol nga Sebastian Proedli. Werderi realizoi nëpërmjet Diegos, por Grafite, e më pas Edin Dzeko siguruan titullin me dy gola në pjesën e dytë. Qindra tifozë hynë në fushë në Wolkswagen Arena për të festuar dhe përqafuar futbollistët dhe trajnerin Felix Magath, pas përfundimit të ndeshjes.

Wolfsburgu kishte dy pikë epërsi para xhiros së fundit dhe ishte i vendosur të mos lëshojë rastin e shkëlqyeshëm për t’u shpallur kampion dhe konfirmuan se janë të pandalshëm në shtëpi, duke përmbyllur sezonin me rekord prej 16 fitoreve, 1 barazimi dhe asnjë humbjeje.

Grafite-Dzeko, golashënues rekord
Grafite dhe Edin Dzeko janë bërë dyshja më e suksesshme golashënuese në histori të Bundesligës, me 54 gola. Braziliani Grafite realizoi dy herë kundër Werderit dhe përfundoi sezonin me 28 gola. Ndërsa boshnjaku Dzeko po ashtu realizoi një herë për kuotën e përgjithshme prej 26 golave. Të dy së bashku realizuan 54 gola duke tejkaluar shifrën prej 53 të arritur nga Gerd Muller dhe Uli Hoeness për Bayern Munichun në sezonet 1971-72 dhe 1972-73. “Rekordi i golave dhe titulli, është e pabesueshme”, tha Dzeko. Grafite dhe Dzeko janë dyshja e parë në 46 vitet e ligës që kanë shënuar mbi 20 gola secili. Mueller kishte realizuar 40 dhe 36 në dy sezone, ndërsa Hoeness 13 dhe 17 respektivisht.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *