Home / Sport / Xhemajli: Torino nuk është skuadër për Serinë B

Xhemajli: Torino nuk është skuadër për Serinë B

Futbollisti i Torinos nga Bogovina e Tetovës,Blerim Xhemaili mendon se skuadra e tij është tepër kualitative, sa që të lejojë që të largohet nga Seria A. Xhevmaili u bën thirje bashkëlojtarëve të tij që të japin maksimumin në dy ndeshjet e mbetura, me qëllim që mos të lejojnë rënien në Seria B

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli shpreh bindjen se skuadra e Torinos do të qëndrojë në Serinë A. Futbollisti i skuadrës torineze kërkon nga shokët e tij të skuadrës përkushtimin maksimal në dy ndeshjet e fundit, kundër Xhenoas dhe Romës.

“Torino ka kualitete, dhe nuk është skuadër për Serinë B, megjithëse ka pasur vështirësi në shfaqjen e kualiteteve. Ne besojmë për mbijetesë, dhe jemi të vetëdijshëm se me fitoren e së dielës kundër Xhenoas do të jemi shumë pranë qëndrimit në Serinë A”, deklaron shqiptari për “Tuttosport”.

Aktualisht Torino ndodhet në vendin e 17-të me 34 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *