Home / Sport / Zidane: Reali duhet ta transferoje Riberyn

Zidane: Reali duhet ta transferoje Riberyn

Ish-legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, sërish ka deklaruar se Real Madrid duhet patjetër ta fitojë garën për të marrë shërbimet e mesfushorit francez Franck Ribery, nëse ai lejohet të largohet nga Bayern Munich.

“Shpresoj se Real Madrid mund të nënshkruajë me Ribery. Do të ishte një avantazh i madh të kesh një lojtar si ai në ekipin tuaj”, ka thënë Zidane.

“Nëse ka marrëveshje në mes dy klubeve, jam i sigurt se Franck do të zhvendoset në Spanjë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta sjellë atë në Madrid, nënshkrimi i tij do të ndihmonte të kthehet prestigji i klubit”, ka shtuar francezi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *