Home / Sport / Afrika e Jugut: zbulohen skuadrat në kupën e konfederatave

Afrika e Jugut: zbulohen skuadrat në kupën e konfederatave

Kupa e Konfederatave pritet te jete nje eveniment qe do te shneoje veren,pasi qe ne listen e perfaqesueseve pjesemarese spikasin emra te medhej te futbollit boteror.

Skuadra e SHBA-së ishte e fundit që njoftoi skuadrën prej 23 futbollistësh, për kupën e konfederatave, një turne ky, që organizohet një herë në katër vjet dhe një vit përpara finaleve të kupës së botës. Cdo konfederatë përfaqësohet në këtë “festival kampionesh” me më të mirët e tyre, ndërkohë që me to bashkohet dhe Italia si kampione e botës më 2006 dhe Afrika e Jugut, si vend organizator. Midis 184 futbollistëve të përzgjedhur nga tetë skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne, shumë janë të spikatur me klasin e tyre të lartë dhe kupa e konfederatave do të jetë një tjetër skenë e lartë futbolli, që ata të demonstrojnë cilësitë e tyre. Tani ditët e pritej po përfundojnë dhe momenti i së vërtetës po afron. Fituesi në fuqi i kupës së konfederatës, Brazili zbret në Afrikën e Jugut si kampion i Amerikës Latine dhe me një radhua talentesh në sulm, ku spikasin Robinho dhe ish-fituesi i Topit të artë dhe trofesë së FIFA, Kaka. Këto janë emrat që tërheqin vëmendjen, por në progresin e Brazilit në grupin B, përpara është Italia, ku përsëri kapiteni Kanavaro është “marshalli” i mbrojtjes, ndërsa loja dirigjohet nga mesfushori me vizion të gjerë loje, Pirlo. Skuadra amerikane dhe ajo e Egjiptit, do të shpresojnë te “talismanët” e tyre: Landon Donovan dhe Mohamed Aboutrika. Kampionia e Evropës, Spanja, ka një mesfushë plot yje (dhe pse mungon Iniesta) me Xabi Hernandez dhe Fabregas, ndërsa sulmi është kërcënues me Fernando Torresin dhe David Vilën. Skuadra e vendit organizator, Afrika e Jugut, do të udhëhiqet nga mesfushori me shumë fantazi Stiven Pienar, ndërsa Iraku do të kërkojë ndihmën e yllit të futbollit aziatik, Nashat Akram. Te Zelanda e Re që plotën grupin e tet skuadrave pjesëmarrëse në kupën e konfederatave, emri më i spikatur është ai i sulmuesit, Shane Smeltz, që ka “gjak” shënuesi, reflektuar kjo në golat e realizuar në kompeticionet kombëtare si dhe në skenën ndërkombëtare. Kupa e konfederatave-2009, nën administrimin e FIFA-s, do të jetë një vitrinë tërheqëse e lojës së futbollistëve të talentuar dhe me klas të lartë. Por ajo mund të shërbejë dhe si skenë për zbulimin e talenteve të reja. Ky test është premtues për botërorin e vitit-2010, botërori i parë që organizohet në kontinentin e zi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *