Home / Lajme / Rajon / Agim Çeku ende po mbahet nga policia bullgare

Agim Çeku ende po mbahet nga policia bullgare

“Agim Çeku është arrestuar në Geshevo, kur ai ka hyrë në Bullgari, në bazë të një kërkese të Interpolit”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme bullgare, Diana Jankulova, duke shtuar se një gjykatë bullgare, gjatë ditëve të ardhshme, do ta shqyrtoj rastin e tij, njofton Radio Evropa e Lirë dhe citon kryeprokurorin bullgar, Nikollaj Kokinov, të ketë thënë se “Agim Çeku do të mbahet i arrestuar për 72 orë, nga e mërkura”.

Zëdhënësi i partisë së ish kryeministrit Çeku, Gëzim Kasapolli thotë se Ministria e Jashtme Bullgare është duke bërë përpjekje së bashku me atë të Brendshmen që ta sqarojnë te Interpoli se fletarresti është i karakterit politik. Në këtë ngjarje janë angazhuar edhe Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Kosovës si dhe autoritet më të larta të vendit, tha zëdhënësi Kasapolli.
“Agim Çeku është arrestuar në Geshevo, kur ai ka hyrë në Bullgari, në bazë të një kërkese të Interpolit”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme bullgare, Diana Jankulova, duke shtuar se një gjykatë bullgare, gjatë ditëve të ardhshme, do ta shqyrtoj rastin e tij, njofton Radio Evropa e Lirë dhe citon kryeprokurorin bullgar, Nikollaj Kokinov, të ketë thënë se “Agim Çeku do të mbahet i arrestuar për 72 orë, nga e mërkura”.

Ndryshe, kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës dhe ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Bullgarisë në vendkalimin kufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, derisa ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në një takim me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kucuko dhe drejtorin e klubit të Atlantikut të Bullgarisë Solomon Pasi.
Ndalesa e Çekut është bërë në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Interpoli i Serbisë, i përtërirë me datën 9 maj të këtij viti. Ish kryeministri Çeku pritet brenda orësh të lirohet.
Çeku është ndaluar disa herë më parë me fletë-arrest të lëshuara nga Serbia, por asnjëherë nuk iu është dorëzuar autoriteteve serbe.

Në orët e mbrëmjes të së martës burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtëmve të Bullgarisë ka kërkuar që të mos publikohet lajmi në mënyrë që të mos politizohet kjo ngjarje, dhe kanë shtuar se pas procedurave kryetari i Partisë Social Demokrate shumë shpejt do të lirohet.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *