Home / Lajme / Botë / Amvisëritë amerikane vitin e kaluar humbën 11 miliardë dollarë

Amvisëritë amerikane vitin e kaluar humbën 11 miliardë dollarë

Roçester përmendi se vendimet ekonomike në SHBA posaçërisht ato të miratuara gjatë administratës paraprake të ish-presidentit Xhorxh Bush, janë të mbështetura në vlerësime politike, e jo ekonomike, duke e theksuar si shembull situatën me njërin prej tre prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të automobilave – kompania “Xheneral motors”.

Uashington, 8 qershor – Amvisëritë amerikane vitin e kaluar humbën 11 miliardë dollarë, ndërsa prodhimi i përgjithshëm i ekonomisë amerikane kishte vlerë 14 miliardë dollarë, deklaroi sot ekspertja amerikane bankare dhe investuese Katarina Roçester.

Ajo vlerësoi se ekzistojnë tre parakushte për rritje të sërishme të ekonomisë amerikane – ripërtëritje të pasurisë në sektorin privat, rritje të konsumit të gjërë dhe ripërtëritje të tregjeve kreditore.

Roçester përmendi se vendimet ekonomike në SHBA posaçërisht ato të miratuara gjatë administratës paraprake të ish-presidentit Xhorxh Bush, janë të mbështetura në vlerësime politike, e jo ekonomike, duke e theksuar si shembull situatën me njërin prej tre prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të automobilave – kompania “Xheneral motors”.

“Administrata do të investojë 50 miliardë dollarë që të ruajë 50 mijë vende pune, që do të thotë milionë dollarë për çdo vend pune. Megjithatë, nëse ato 50 mijë dollarë i i nvestojmë në sektorin privat, do të mund të hapim më shumë vende pune”, shtoi ajo.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *