Home / Sport / Ancelotti e do Paton në Chelsea

Ancelotti e do Paton në Chelsea

Ribery, Kaka, Adebayor, Pirlo, Seedorf, Beckham, Xabi Alonso e mbi të gjitha Pato. Shtypi anglez e ka publikuar listën e përforcimeve të trajnerit të ri të Chelseas, Carlo Ancelotti. Sipas tabloidit The Sun, ish trajneri i Milanit i ka kërkuar pronarit të Blues, Roman Abramovich një seri përforcimesh.

Ndër arritjet e reja në klubin londinez duket se do të jenë plot pesë futbollistë të Milanit, ndër ta më i kërkuari Pato. Për talentin e ri brazilian duket se Chelsea është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro.

Në shënjestër të klubit anglez duket të jetë edhe mesfushori ofanziv i Bayern Munchen, francezi Franck Ribery, mesfushori spanjoll i Liverpool, Xabi Alonso dhe sulmuesi togolez i Arsenalit, Adebayor. Ancelotti do ta pëlqente edhe rikthimin e mbrojtësit të djathtë anglez Glen Johnson nga Portsmouth, përpos përforcimit të përfaqësuesit rus të CSKA Mosca, Yuri Zhirkov.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *