Home / Sport / Ancelotti zyrtarisht ne Chelsea

Ancelotti zyrtarisht ne Chelsea

Chelsea ka emëruar Carlo Ancelottin për menaxher të ri të ekipit pas largimit të Guus Hiddinkut. Strategu italian ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe do të filloj aventurë e re më 1 korrik.

Ai u largua nga Milan të dielën pas tetë sezoneve në drejtim të ekipit gjatë së cilave fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një titull në Serie A.

Në një komunikatë të gjigantit londinez 49 vjeçari është përshkruar si “kandidat i shkëlqyeshëm për detyrën e menaxherit” nga i cili pritet të “sjell përvojë” në Stamford Bridge. Ancelotti është menaxheri i pestë i Chelseas brenda më pak se dy viteve pas shkarkimit të Jose Mourinhos në vjeshtën e vitit 2007.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *