Home / Sport / Arrigo Saki dëshiron të drejtojë ekipin e Romës

Arrigo Saki dëshiron të drejtojë ekipin e Romës

Ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane, Arrigo Saki dëshiron t’i rikthehet detyrës si trajner, këtë herë për të drejtuar ekipin e Romës.

Trajneri 63 vjeçar për herë të fundit ka drejtuar Parmën në vitin 2001. Në vitet 2004 dhe 2005, Arrigo Saki ka qenë drejtor sportiv tek spanjollët e Realit të Madridit. Dhe tani trajneri i famshëm italian kërkon të rikthehet për të drejtuar verdhekuqtë e kryeqytetit.

“Nëse rikthehem si trajner dëshiroj të drejtoj ekipin e Romës”, deklaron Saki për Radio Radio.

“Mendoj se tek kryeqytetasit mund të bëj gjëra të mëdha.”

Roma sezonin e ardhshëm do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, pasi nuk arriti dot të kualifikohej për në Champions. Kryeqytetasit sapo rinovuan kontratën me trajnerin aktual Luçiano Spaleti, i cili do të qëndrojë në krye të skuadrës edhe për dy sezone të tjerë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *