Home / Sport / Aston Vila pritet të marrë Hlebin nga Barcelona

Aston Vila pritet të marrë Hlebin nga Barcelona

Aleksandër Hleb që nuk gjeti shumë hapsira te Barcelona, kërkohet nga disa skuadra Evropiane. Aston Vila është ekipi i fundit që është vënë në gjah pas mesfushorit bjellorus. Më herët edhe Bayerni i Munihut përmendej si stacioni i radhës i Hlebit.

Klubi i Aston Vilës është i interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit Aleksandër Hleb. Lajmi është publikuar gjerësisht në mediat angleze, të cilat theksojnë se ky sezon mund të quhet i dështuar për bjellorusin tek Barcelona. Hleb kaloi nga Arsenali per tek kampionët e saposhpallur të Evropës në merkaton e verës së kaluar për 17 milionë sterlina.

Barcelona aktualisht është e interesuar për të shitur disa futbollistë, në mënyrë që të mbledhë një shumë të caktuar për të blerë spanjollin e Arsenalit, Çesk Fabregas. Katalanasit mund ta lënë të lirë Hlebin nëse anglezët do të ofronin 10 milionë euro. Më parë emri i këtij mesfushori është përfolur për të kaluar edhe tek skuadra e Bajernit të Mynihut.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *