Home / Lajme / Maqedoni / Banoret e Sopotit u larguan nga selia e BDI-se

Banoret e Sopotit u larguan nga selia e BDI-se

Më herët gjatë ditës sigurimi i BDI-së ka penguar gazetarët të marrin prononcime nga familjarët e banorëve të Sopotit ndërsa gjithashtu ka penguar edhe disa banorë të fshatit Brodecit, të cilët tentuan të solidarizohen me sopotasit

Urim Hasipi
Tetove, 6 qershor-Banorët e fshatit Sopot te premten pasdite vone janë larguar nga selia e BDI-së në Reçicë të Tetovës.

Kjo është bërë pas një marrëveshje të arritur midis përfaqësuesve të familjeve të të dënuarëve dhe krerëve të BDI-së.

Marrëveshja paraprakisht është arritur pas një takimi të zhvilluar në Shkup midis përfaqësuesve të familjeve, deputetëve të BDI-së dhe avokatëve mbrojtës.

Detajet e marrëveshjes nuk janë dhënë, por jozyrtarisht familjarët kanë theksuar se kanë marrë premtime nga krerët e BDI-së për ndriçimin e plotë të rastit dhe zhvillimin e një procesi të monitoruar gjyqësor për rastin e Sopotit.

Familjarët e të dënuarve të Sopotit e kanë braktisur selinë e BDI-së në Tetovë. Nuk dihet nëse ky hap i tyre ka ardhur si pasojë e presioneve nga sigurimi i BDI-së apo janë tërhequr pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje.
Familjarët e të dënuarve të Sopotit shkuan në selinë e BDI-së që nga dita e djeshme ata natën e kaluan në qiell të hapur duke kërkuar lirimin e të afërmëve të tyre, pasi procesin gjyqësor e konsiderojnë si të montuar.

Më herët gjatë ditës sigurimi i BDI-së ka penguar gazetarët të marrin prononcime nga familjarët e banorëve të Sopotit ndërsa gjithashtu ka penguar edhe disa banorë të fshatit Brodecit, të cilët tentuan të solidarizohen me sopotasit. Në procesin e fundit gjyqësor të mbajtur para katër ditësh në Shkup janë dënuar edhe 7 banorë të Sopotit me gjithsej 104 vjet burg. Ata akuzohen për shpërthimin e një mine para 6 viteve në këtë fshat nga e cila vdiqën dy ushtarë të forcave

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *