Home / Sport / Barcelona gati te paguaje 60 mln euro per Riberyn

Barcelona gati te paguaje 60 mln euro per Riberyn

Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë gjithçka për të sjellë mesfushorin Frank Ribery në Camp Nou sezonin e ardhshëm. Ribery është cak i shumë klubeve, mes tjerash edhe Real Madridit, Manchester United, Chelseat dhe Barcelonës.

Florentino Perez publikisht ka pranuar interesimin e tij për Riberyn, por ka zbuluar se Bayern Munich nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit dhe se do ta respektojnë dëshirën e bavarezëve.

El Mundo Deportivo shkruan se Guardiola ka biseduar me drejtuesit e Barcelonës dhe ka qenë shumë i qartë, duke kërkuar që Ribery të arrijë në Camp Nou me çfarëdo çmimi.

Duke marrë parasysh interesimin e madh për francezin, Pep ka kërkuar nga drejtuesit të punojnë intensivisht, ndërsa thuhet se katalanasit do të dërgojnë një ofertë të vlefshme 60 milionë euro në drejtim të Bayernit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *