Home / Sport / Barcelona: Robinjo nëse s’vjen Riberi

Barcelona: Robinjo nëse s’vjen Riberi

Drejtuesit e Barcelonës planifikojnë të transferojnë yllin francez të Bayernit të Munihut Riberyn, mirëpo në rast të dështimit të këtij transferimi atëherë ata do të përqëndrohen në blerjen e ish-futbollistit të Real Madridit, nga rradhët e Manchester Sitit, Robinjo.

Duke parë çudirat e merkatos së Realit të Madridit, rivalët e Barcelonës nuk mund të rrinë duarkryq dhe kanë nisur tratativat me shumë klube për të përforcuar ekipin. Pas tratativa në stand-by me Interin për Zllatan Ibrahimoviç, ëndrra e Laportës është francezi Riberi në krahun e majtë të Barcelonës.

Nëse francezi i Bajernit nuk vjen te Barcelona, atëherë blaugranat kanë gati alternativën Robinjo. Sulmuesi brazilian e Mançester Sitit i penduar për përvojën me një ekip jo të nivelit të lartë, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ekipi i Mançesterit.

Robinjo do bashkohej me dëshirë tek Barcelona të cilën e pati cilësuar si ekipin më të mirë në botë. Për braziliani duket se është dakord edhe tekniku Pep Guardiola.

Por gazetat italiane bëjnë të ditur se për Robinjon është rritur interesimi i Milanit që do të zëvendësojë Kakan. Vlera e futbollistit është afro 32 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *