Home / Sport / Behrami rikthehet në gusht

Behrami rikthehet në gusht

Valon Behrami vazhdon rehabilitimin. Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane pret të rikthehet në fushë kah gjysma e muajit gusht, pas lëndimit të rëndë që e pati në ligamente të gjurit, me 1 mars të këtij viti. 24-vjeçari e ka falënderuar stafin mjekësor të klubit të tij, West Ham United, për kujdesin që po i bën.

“E falënderoj West Hamin, i cili ma ka mundësuar që të shkoj në shtëpi dhe që ka dërguar njerëz që të punojnë me mua. Ky është klub i mirë, këtë edhe po e vërteton. Gjërat po shkojnë mirë dhe unë do të rikthehem kah gjysma e muajit gusht”, deklaroi për tabloidin britanik, The Sun, Valon Behrami, i cili gjatë verës që shkoi u transferua nga Lazio, te klubi i Gianfranco Zolas.

Behrami po ushtron fort, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm, ku West Hami do të luajë kundër të rikthyerit në Premierligë, Wolverhampton.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *