Home / Sport / Betisi largohet nga liga

Betisi largohet nga liga

Barcelona është kampione e Spanjës. Katalunasit nga 38 ndeshje në kampionatin spanjoll tubuan 87 pikë, duke lënë pas vetes Real Madridin me nëntë pikë më pak.Betisi ka zhgënjyer adhuruesit në fushë të veten, duke luajtur baras 1:1 me Valladolidin. Ky barazim i ka kushtuar shtrenjtë Betisin, pasi bie nga liga spnajolle në të dytën. Adhuruesit këtë humbje e kanë përjetuar rëndë, të cilët disa prej tyre nuk kanë mundur të përmbahen duke iu rrjedhur edhe lotët e dëshpërimit. Nga liga përveç Betisit largohen edhe Numancia e Recreativo

Betis nga Sevila është skuadra e tretë që është larguar nga elita e futbollit spanjoll. Në katër takimet e fundit të javës së 38-të të zhvilluara të dielën mbrëma që edhe vendosën skuadrën e tretë që u largua nga elita, Betisi para shikuesve të vetë në Sevila vetëm barazoi kundër Valadolidit (1:1) në duelin direkt për mbijetesë.
Skuadrat tjera të rrezikuara shënuan fitore të pritura, ndonëse Osasuna e arriti kundër Realit (2:1), i cili sezonin e mbylli me pesë humbje radhazi, ndërsa ndeshjen në Pamplonë e përfundoi me nëntë futbollistë, Getafe fitoi pikën e domosdoshme në Santader kundër Rasingut (1:1), derisa Sporting Hihoni në pjesën e dytë përmbysi epërsinë e Rekreativos nga pjesa e parë (2:1). Kështu në fund, Betisi dhe Getafe e mbyllën kampionatin në pozitat 17 dhe 18-të, por për shkak të një goli, Betis mbeti një vend më posht dhe largohet nga liga.
Kampion është Barcelona, Reali dhe Sevila luajnë në Ligën e kampionëve, Atletikon e Madridin e pret rundi i tretë i kualifikimeve, derisa Deportivo dhe Valencia do të paraqiten në Ligën e Evropës.

Primera Division – java e 38-të

Espanjol – Mallaga 3:0
(Tamudo 7, 45, 57p)
Numancia – Sevila 0:2
(Armenteros 88, Moreno 90ag)
Osasuna – Real Madrid 2:1
(Plasil 15, Huanfran 60 – Iguain 11)
Rasing – Getafe 1:1
(Moral 15 – Granero 38)
Real Betis – Valadolid 1:1
(Oliveira 49 – Markos 45)
Sporting H – Rekreativo 2:1
(Baral 58, Moran 67 – Martin 23)

Të shtunën

Deportivo – Barcelona 1:1
Atletiko (M) – Almeria 3:0
Valencia – Atletik B. 1:1
Majorka – Vilareal 2:3

Renditja tabelare

1 Barcelona 38 27 6 5 105 35 70 87
2 Real M. 38 25 3 10 83 52 31 78
3 Sevila 38 21 7 10 54 39 15 70
4 Atletiko M. 38 20 7 11 80 57 23 67
5 Vilarreal 38 18 11 9 61 54 7 65
6 Valencia 38 18 8 12 68 54 14 62
7 Deportivo 38 16 10 12 48 47 1 58
8 Mallaga 38 15 10 13 55 59 -4 55
9 Majorka 38 14 9 15 53 60 -7 51
10 Espanyol 38 12 11 15 46 49 -3 47
11 Almeria 38 13 7 18 45 61 -16 46
12 Rasing 38 12 10 16 49 48 1 46
13 Atletik B. 38 12 8 18 47 62 -15 44
14 Sporting H. 38 14 1 23 47 79 -32 43
15 Osasuna 38 10 13 15 41 47 -6 43
16 Valadolid 38 12 7 19 46 58 -12 43
17 Getafe 38 10 12 16 50 56 -6 42
18 Betis 38 10 12 16 51 58 -7 42
19 Numancia 38 10 5 23 38 69 -31 35
20 Rekreativo 38 8 9 21 34 57 -23 33

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *