Home / Sport / Biliç mbetet me Kroacinë

Biliç mbetet me Kroacinë

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Gavran ka insistuar se Slaven Biliç nuk do të largohet nga detyra e selektorit për të marrë drejtimin e gjigantit skocez Celtic.

Në javët e fundit qarkulluan spekulime se Biliç është i interesuar të kalojë në Celtic pas largimit të Gordon Strachan në fund të sezonit.

Mirëpo, Gavran ka deklaruar: “Edhe në të kaluarën ai është kërkuar në klube të ndryshme, por synon të mbetet me ekipin kombëtar për t’u kualifikuar në Kampionatin botëror. Ai nuk do të largohet dhe shpresojmë të jetë me ne edhe pas garës”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *