Home / Sport / Blerim Xhemajli qëndron tek ekipi i Torinos

Blerim Xhemajli qëndron tek ekipi i Torinos

Përkundër rënies në Serie B, Torino ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit premtues Blerim Xhemajli nga Bolton Wanderers.

Blerim Xhemajli sezonin e ardhshëm do të luaj sërish në radhët e Torinos, megjithëse ky ekip ra në Serinë B. Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane sezonin e kaluar u aktivizua në radhët e torinezëve, i dhënë në formë huazimi nga Bolton Wanderers.

Ndërkohë, Torino arriti marrëveshjen me Boltonin për të mbajtur në Itali mesfushorin 23-vjeçar. Xhemajli bëri një paraqitje impresionuese në sezonin që sapo u mbyll, duke ngjallur edhe interesimin e Lacios dhe Napolit.
Mesfushori nga Tetova u transferua te Boltoni në vitin 2007 nga Zurichu, mirëpo si pasojë e lëndimit ai nuk arriti të sigurojë një vend në skuadrën angleze, mirëpo ai shkëlqeu me fanellën e Torinos gjatë sezonit që shkoi, prandaj ata vendosën ta mbajnë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *