Home / Sport / “Bomba” e menaxherit Raiola: Nedved drejt Interit???

“Bomba” e menaxherit Raiola: Nedved drejt Interit???

Menaxheri i lojtarit shokon bardhezinjtë me deklaratën e tij, duke deklaruar se Nedved nuk ka ndërmend të mbyllë karierën, duke lënë të hapur mundësinë që të kalojë në rradhët e riavlit të Juves, Inter.

Menaxheri i mesfushorit të Juventusit siguron se Pavel Nedved nuk ka ndërmend të lërë futbollin. Kështu është shprehur Mino Raiola mbi të ardhmen e klientit të tij: “Deri në shtator Nedved do ketë veshur fanellën e një klubi të madh”. Madje, menaxheri i çekut, nuk mohon thashethemet mbi një interesim të Interit për ish-mesfushorin bardhezi: “Aspekti financiar nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen e Pavelit. Nëse do shkojë tek Interi, jam i bindur që do të lëndohen shumë tifozët e Juventusit, madje edhe vetë mund të mërzitet disi. Megjithatë, le të shohim se çfarë do ndodhë”. Raiola është i bindur se çeku dëshiron të vazhdojë karrierën e tij larg Torinos: “Nëse do kishte dashur të braktiste përfundimisht futbollin, do ta kishte bërë që të dielën. Si menaxher i tij dhe si mik, do vazhdoj t’ia ushqej idenë e të luajturit futboll. Gjatë pesë muajve të fundit ai ka bërë paraqitje shumë të mira,
ndaj është mëkat ta mbyllë karrierën”.

Lacio e pret

Gjatë ditëve të fundit mediat italiane kanë publikuar lajme që
tregojnë një rikthim të mundshëm të Pavel Nedved në ish-skuadrën e
tij. Duke pasur parasysh se presidenti i Lacios,Klaudio Lotito, e admiron si futbollist dhe si person, mund të bëjë të mundur angazhimin e mesfushorit çek me bardhekaltrit në sezonin e ardhshëm.
Ndonëse 36-vjeçar Nedved mbetet ende një nga lojtarët më të mirë për
momentin. Por përveç çekut, një tjetër lojtar që i intereson Lotitos është Huan Sebastian Veron.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *