Home / Sport / Brazili ‘ringjallet’ për të fituar Kupën e Konfederatave

Brazili ‘ringjallet’ për të fituar Kupën e Konfederatave

Pas një disavantazhi 2- 0 në pjesën e parë Brazili ringjallet në pjesën e dytë për të mposhtur me rezultatin 3-2 SHBA-të.

SHBA ndeshjen e filloi me sulme shumë të shpejta dhe arriti menjëherë që të shënojë nëpërmjet Dempsey në minutën e 10. Por nuk mbaroi me kaq pasi amerikanët arritën të shënojnë edhe një tjetër gol në minutën 27 nëpërmjet Donovan.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e SHBA me dy gola. Në pjesën e dytë Brazili arriti të zvogëlojë epërsinë me një gol të Luis Fabiano në minutën e 46. Më pas sulmet e pareshtura të Brazilit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 74 me golin e dytë të Luis Fabiano.
Pas 10 minutave Lucio shënon golin e fitores për Brazilin. Brazili bëhet kështu kampion i Kupës së Konfederatës.

Spanja, e treta

Spanja ka fituar me rezultat 3:2 pas lojës shtesë ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Konfederatave, e cila u zhvillua të dielën pasdite në Royal Bafokeng Stadium të Rustemburgut. Mikpritësit e këtij kompeticioni kanë kaluar në avantazh në minutën e 73-të me anë të Katlego Mphelas. Ndërsa, rikthimi spanjoll mbante emrin e sulmuesit Daniel Guiza, i cili u fut në vend të Fernando Torres.

Sulmuesi i Fenerbahçes e barazoi rezultatin në minutën e 88, ndërsa një minutë më vonë e shënoi edhe golin e avantazhit, 2:1. Kur të gjithë prisnin që ndeshja të përfundonte me të njëjtin rezultat, në minutën e tretë shtesë, Afrika e Jugut e barazoi rezultatin në 2:2 sërish me Mphelan, nga gjuajtja e lirë. Ndërkaq, golin vendimtar për spanjollët e realizoi nga Xabi Alonso në minutën e 107, po nga gjuajtja e lirë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *