Home / Sport / Button triumfoi edhe në Turqi

Button triumfoi edhe në Turqi

U thye tradita, që ai që nis i pari zakonisht e ka fituar edhe garën. Kësaj radhe, Vettel u nis i pari, por përfundoi në pozitën e tretë. Ndërkaq, që Button fitoi Çmimin e Madh të Turqisë. Kjo është fitorja e tij e shtatë në karrierë. Ndërsa, në podium do ta shoqërojnë edhe pilotët e Red Bullit, Webber e Vettel. Kampioni aktual Lewis Hamilton mezi arriti të renditet i 13-ti.

Jenson Button eshte fituesi i Cmimit te Madh te Turqise ne Formula 1. Piloti i Brawn ka triumfuar per te gjashten here ne kete sezon duke lene pas Mark Webber te Red Bull dhe Sebastian Vettel po te Red Bull.

Ne zonen e pikeve ka rezultuar edhe piloti i Ferrarit, Felipe Massa i cili ka dale ne vendin e gjashte, pas Jarno Trullit dhe Nico Rosberg.

Pas kesaj gare ne krye te klasifikimit te pergjithshem per pilotet qendron Button me 61 pike, pas tij vijne Barrichello me 35, Vettel me 29 pike dhe Mark Webber me 27.5 pike.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *