Home / Sport / Cana i përgjigjet Kueirozit: Jemi krenarë që jemi shqiptar

Cana i përgjigjet Kueirozit: Jemi krenarë që jemi shqiptar

Nesër kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010 ndaj Portugalisë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide tejet të rëndësishme për portugezët, mesfushori kosovar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana i është kundërpërgjigjur përzgjedhësit të Portugalisë, Karlos Kueiroz.

“Ne me humbje e fitore jemi me kokën lart dhe jemi krenar që jemi shqiptar dhe atë do ta tregojmë në fushë me mundësitë tona dhe nuk dorëzohemi. Në asnjë moment nuk kemi frikë që jemi shqiptar, për çdo gjë jo vetëm për futboll”, ka thënë Cana. Në fakt, Kuieroz në konferencën e fundit para nisjes për Shqipëri ka pohuar se “nëse do të isha një trajner i Shqipërisë ose shqiptar nuk do të më pëlqente të vishja atë fanellë ditën e shtunë”. Në anën tjetër, përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, i cili do të debutojë në këtë sfidë në bankinën kuqezi është shprehur optimist. “Gjatë këtyre ditëve të grumbullimit kam parë se futbollistët e mi janë shumë të motivuar dhe jemi një grup kompakt dhe lojtarë cilësor. Ne do të luajmë me besim në vetën tonë dhe kam ndjenjë të mirë brenda vetës para kësaj ndeshjeje”, ka thënë Kuzhe. Kombëtarja shqiptare është përballur katër herë me Portugalinë dhe ka arritur të marrë vetëm një barazim dhe atë vjeshtën e kaluar në Braga, 0:0. Për portugezët çdo rezultat përveç fitores në këtë ndeshje do të shuante ëndrrën e Botërorit.

Cana kapiten i Shqipërisë në përballjen me Portugalinë

Lorik Cana pritet të jetë kapiten i përfaqësueses sonë në ndeshjen e nesërme me Portugalinë. Trajneri Josif Kuzhe do ta vendosë futbollistin e Olimpikut të Marsejës në zemër të mbrojtjes, duke synuar që të bëhet një pengesë për sulmin portugez.

“Një skuadër e tillë si Portugalia, me lojtarë të mëdhenj nuk mund të përballohet individualisht, por duhet që lojtari që do të luajë kundër Ronaldos apo një futbollisti tjetër, duhet të këtë edhe nevojën për mbështetjen e shokut të tij, të cilit duhet t’i rrijë sa më afër, pasi në shumë momente në kundër një nuk mjafton”, deklaroi Cana në një konferencë shtypi.

“Nëse ne në çdo lëvizje që bëjmë, sidomos në aspektin e mbrojtjes, nëse nuk do të kemi të organizuar dhe do të kemi hapësirë nga njëri-tjetri, në atë moment mund të rrezikojmë kartonë më shumë, apo mund të ndëshkohemi me 11-metërsh”, theksoi Cana.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *