Home / Sport / Chelsea e gatshme te bleje Agueron per 45 milione funte

Chelsea e gatshme te bleje Agueron per 45 milione funte

Chelsea do të përpiqet të sjellë në Stamford Bridge yllin e Atletico Madrid, Kun Aguero, duke ofruar 45 milionë funte. Keshtu kane shkruar sot mediat angleze, Daily Mail dhe The Times.

Që kur blutë nuk arritën të angazhojnë Kaka, i cili kaloi në Real Madrid, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm të tregojë fuqinë e tij në tregun e transferimeve, duke angazhuar Sergio Agueron.

Daily Mail dhe The Times kanë shkruar se Chelsea është i gatshëm ta thyejë rekordin britanik të transferimeve dhe të ndajë plot 45 milionë funte për shërbimet e argjentinasit.

Spekulohet se sulmuesi, i cili shënoi 17 gola në La Liga këtë sezon, është i gatshëm të kalojë në Stamford Bridge, por problem mbeten vetëm kërkesat e tij të mëdha për pagesë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *