Home / Sport / Deco e preferon Interin

Deco e preferon Interin

Pas një sezoni të vështirë në Chelsea, mesfushori portugez Deco dëshiron ta ndërrojë mjedisin. Ish futbollisti i Barcelonës, preferon t’i bashkohet ish trajnerit të tij Jose Mourinho, me të cilin në Porto e kishte fituar Ligën e Kampionëve.

Futbollisti i Çelsit, Deko ka deklaruar se nuk është i lumtur në këtë klub dhe se në sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë për Interin e Milanos. Mediat italiane javën e kaluar kanë bërë të ditur se Interi është i interesuar për Dekon dhe Rikardo Karvalon.
Nëse do të kalonte në Inter, Deko sërish do të bashkëpunonte me trajnerin Zhoze Murinjo me të cilin në vitin 2004 në Porto kanë fituar Ligën e kampionëve.
“Në Chelsea nuk jam i lumtur. E di mjaft mirë se kam kontratë (deri më 2011), por do më pëlqente të largohem. Dëshiroj ta kem këtë mundësi. Destinacioni im i preferuar është Inter, shpresoj që kjo marrëveshje të realizohet.”, tha Deco në një intervistë ekskluzive për Corriere dello Sport.
“Dëshiroj të luaj në Inter, sepse është klub me histori të madhe, por edhe për faktin që dëshiroj të bashkëpunoi me trajnerin Murinjo”, ka përfunduar Deko.
Para se t’i bashkohej Çelsit, Deko ka luajtur për Porton dhe Barcelonën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *