Home / Lajme / Maqedoni / Deputeti Amdi Bajram njëher kërcënoi gazetarët pastaj u pendua

Deputeti Amdi Bajram njëher kërcënoi gazetarët pastaj u pendua

Për ditën e djeshme dëshiroj t’u kërkoj falje dy herë, por edhe ne kërkojmë të jemi të barabartë. Pse ju në Kuvend nuk më trajtoni, e unë një vit jam këtu. Kërkoj përfshirje të barabartë”, tha BajramAi nuk u prononcua nëse këtë kërkim të faljes e bën nën presion të opinionit dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili sot deklaroi se sjellja e Bajramit nuk i ngjan një deputeti dhe politikani dhe se duhet sa më shpejtë t’u kërkojë falje gazetarëve.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot e dënoi sjelljen e deputetit Amdi Bajram, i cili dje ka shprehur një sërë ofendime dhe kërcënime ndaj gazetarëve, të cilët raportojnë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.”Nuk kam pasur rast të shoh, por më treguan se ka pasur ofendime serioze dhe kërcënime ndaj mediave. Atë që mund ta them është se kjo është e keqe dhe nuk i ngjan një deputeti dhe politikani. Shpresoj se ai sa më shpejtë do të kërkojë falje”, tha sot Gruevski, para fillimit të solemnitetit me rastin e 19 vjetorit të themelimit të VMRO-DPMNE-së në Shkup.Funksionarë të lartë nga partia theksojnë se do të sillet në pikëpyetje qëndrimi i Amdi Bajramit në koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” nëse ai nuk u kërkon falje gazetarëve. I revoltuar se askush nuk i ka kërkuar deklaratë, deputeti popullor Amdi Bajram dje në Parlamentin e Maqedonisë i ka kërcënuar verbalisht gazetarët . “ Ju jeni fajtor, sepse po bëni anti-propagandë për Maqedoninë. Ju jeni të dërguar prej CIA-s, punoni kundër Republikës së Maqedonisë. Ju keni nevojë për dajak, jo tjetër, ju jeni mafia, të gjithë për para punoni”, iu drejtua Bajrami gazetarëve të cilët përcjellin aktivitetet e Parlamentit të Maqedonisë. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski menjëherë përmes një deklarate për shtyp e ka dënuar këtë akt kundër kërcënimeve ndaj gazetarëve. Deputeti Amdi Bajram sot u kërkoi falje raportuesve nga Kuvendi pas sulmeve të djeshme verbale dhe kërcënimeve ndaj tyre.”Për ditën e djeshme dëshiroj t’u kërkoj falje dy herë, por edhe ne kërkojmë të jemi të barabartë. Pse ju në Kuvend nuk më trajtoni, e unë një vit jam këtu. Kërkoj përfshirje të barabartë”, tha BajramAi nuk u prononcua nëse këtë kërkim të faljes e bën nën presion të opinionit dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili sot deklaroi se sjellja e Bajramit nuk i ngjan një deputeti dhe politikani dhe se duhet sa më shpejtë t’u kërkojë falje gazetarëve. VMRO-DPMNE njoftoi se do ta ndërpres bashkëpunimin me partinë e Bajramit, Lidhja e Romëve nëse ai nuk kërkon falje.Një pjesë e gazetarëve të cilët dje raportonin nga Kuvendi dhe ishin cak i sulmit të Bajramit, edhe krahas kërkimit falje të tij, paralajmërojnë padi për fyerje dhe kërcënim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *