Home / Sport / Dështon transferimi i Cissokhos në Milan

Dështon transferimi i Cissokhos në Milan

Transferimi i mbrojtësit të majtë francez, Aly Cissokho nga Porto në Milan është anuluar për shkak të problemeve dentale, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i klubit italian, Adriano Galliani.

Milan pritej që gjatë kësaj jave të njoftojë për blerjen e 21 vjeçarit pasi Galliani kishte bërë të ditur marrëveshjen me klubin portugez.

Por, problemi është shfaqur të martën gjatë kontrollimit mjekësor që detyroi Milanin të kërkojë rinegocimin e marrëveshjes, që sipas mediave italiane, vlente rreth 15 milionë euro.

“Doktorët tanë kanë vërejtur disa probleme me dhëmbët e tij që mund të shkaktojnë lëndime muskulore. Andaj i kam propozuar Portos që ta marrim futbollistin në formë huazimi me mundësi të blerjes dhe jo marrëveshje afatgjate. Ai do të kishte qëndruar me ne për ta trajtuar sezonin e ardhshëm dhe nëse është në gjendje të mirë, do ta blejmë pas një viti. Porto e pranoi idenë e huazimit, por jo çmimin dhe jemi duke negociuar. Nëse Porto nuk e pranon shifrën e ofruar, atëherë do të tërhiqemi. Për momentin është më tepër jo se po”, deklaroi Galliani.

Përveç Cissokhos, Milan synon të përforcohet me sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko.

Megjtihatë lajmi i fundit nga kampi “kuq e zi” është se transferimi i Cissokos ka dështuar dha ai nuk do të kalojë në rradhët e Milanit

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *