Home / Sport / Dyshja Osmani trajnerë të ri të Shkëndijës

Dyshja Osmani trajnerë të ri të Shkëndijës

Ibrahim dhe Qatip Osmani janë emëruar trajnerë të rij të KF Shkëndija. Ata vijnë në këtë pozitë duke zëvendësuar Dushan Kecanin. Sipas drejtorit të klubit “kuq e Zi” Idriz Ibishi , ata janë në bisedime me disa futbollistë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhëshëm.

Pas disfatës nga Pelisteri në ndeshjen e balotazhit për ngjitje në Ligën e Parë, gjatë ditës së sotme më në fund është thyer qetësia që kaploi klubin e futbollit Shkëndija. Drejtuesit e skuadrës kanë vendosur që trajnerë të rij të vendosin Ibrahim dhe Qatip Osmanin, të cilët do të drejtojnë ekipin në sezonin e ardhëshëm në tentimin tjetër për ngjitje në Ligën e Parë. Dushan Kecan përfundimisht nuk është më pjesë e Shkëndijës, ndërsa trajnerët e ri së bashku me kryesinë menjëherë kanë nisur planet për sezonin e ardhëshëm. Skuadra pa dyshim do të pësojë ndryshime në të gjithë strukturat, përfshi këtu edhe në fondin e futbollitëve. Sipas drejtorit të Shkëndijës Idriz Ibishi, ata janë në bisedime me disa futbollistë të cilët shihen si përforcime eventuale, ndërsa do të ketë edhe largime për të cilët do të vendoset në konsultimet me drejtuesit e stafit teknik.

Sa u përket spekulimeve për ardhjen e Artim Shaqirit, drejtori i Shkëndijës Idriz Ibishi i demantoi, duke potencuar se për momentin të rejat e vetme në skuadër janë trajnerët Ibrahim dhe Qatip Osmani, për të cilët ky është kthim në ekipin ku arritën nivelet më të larta në karierat e tyre si futbollistë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *