Home / Sport / Edhe Milani pas Xhemajlit

Edhe Milani pas Xhemajlit

Blerim Xhemajli është bërë shënjestër e shumë klubeve italiane. Pas Romës, Fiorentinës, Lazios, Napolit, Udineses e Sampdorias, duket se për shërbimet e futbollistit shqiptar me pasaportë zvicerane, është i interesuar edhe klubi tjetër italian, Milan.

Sipas ueb faqes goal.com, zyrtarët e klubit Rossoner janë koncentruar në futbollistë të rinj, kështu që ata e kanë veçuar mesfushorin defanziv të Torinos, si zëvendësues ideal të Clarence Seedorfit (që kërkohet nga Fenerbahçe) apo Andrea Pirlos (të cilin e kërkon Chelsea), në rast se njëri nga ta largohet nga Milani.

Përpos Xhemajlit, për pozitën e mesfushorit defanziv, Milan po mendon edhe për futbollistin e San Paolos, Hernanes, i cili i pëlqen mjaft trajnerit Leonardo.

Një gjë duket të jetë e sigurt: Xhemajli nuk do të mbetet në Torino në Serie B, përkundër faktit se ky klub e ngriti në majë, pas eksperiencës dështuese që pati te Boltoni. Numri 4 i klubit Granata, gjatë kësaj vere do ta zgjedhë njërën nga ofertat e sipërpërmendura. Sigurisht, rasti më i mirë do të ishte transferimi te Milani…

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *