Home / Sport / Emiratet e Bashkuara Arabe angazhojne Katanecin

Emiratet e Bashkuara Arabe angazhojne Katanecin

Slloveni Sreçko Katanec edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ish-seleksionuesi i Maqedonisë merr drejtimin e kësaj përfaqësuese, pasi u realizuan paralajmërimet e mediumeve sllovene prej disa javëve.
Federata e Futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të martën në ceremoni solemne pritet ta prezentojë drejtuesin e ri të ekipit futbollistik kombëtar. Në luftë për seleksionues të kësaj kombëtarje, Katanec mundi Jusuf Abdullahun, i cili deri tani ka qenë seleksionues i Arabisë Saudite.
Sipas mediumeve në Emiratet e Bashkuara, Katanec në kombëtare do të sjellë njerëz të vet, të cilët do të punojnë me atë në stafin teknik. Ndihmës i parë i tij do të jetë Sllavisha Stojanoviç.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *