Home / Sport / Eto’o + 30 milionë euro = Ibrahimoviç

Eto’o + 30 milionë euro = Ibrahimoviç

Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, presidenti i Interit, Massimo Moratti ka biseduar me homologun e tij nga Barcelona, Joan Laporta, rreth shkëmbimit të sulmuesve Zlatan Ibrahimoviç dhe Samuel Eto’o së bashku me një shumë prej 30 milionë euro, që spekulohet se i është ofruar Nerazurrëve nga gjiganti katalan.

E përditshmja katalane El Mundo Deportivo si dhe mediat italiane kanë njoftuar se Moratti kishte udhëtuar drejt Barcelonës të enjten në orët e mesnatës, ku ishte pritur nga Laporta. Ibrahimoviç ka qenë figurë kryesore e Interit në triumfin e Scudettos këtë sezon duke përfunduar sezonin si realizatori më i mirë i ligës me 25 gola.

Eto’o po ashtu ka qenë makina e golave e Barcelonës këtë sezon, duke realizuar 30 në triumfin e ekipit të tij në La Liga, ndërsa shënoi njërin nga golat e fitores 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United. Të premten presidenti i Interit, Moratti, ka pranuar se ishte takuar me Laportan, por mohoi të ketë biseduar për shkëmbimin e sulmuesve.

Megjithatë, menaxheri i Ibrahimovicit, Mino Raiola ka theksuar se klienti i tij mirëpret transferimin në Nou Camp. “Vetëm e di se nëse dy klubet arrijnë marrëveshje, atëherë nuk do të jetë problem nga ana e klientit tim që të transferohet në Barcelonë”, tha Raiola. Nëse Ibrahimoviç largohet drejt Spanjës, do të jetë një tjetër goditje e rëndë për futbollin italian pasi ylli i Milanit, Leite Kaka është në prag të transferimit në Real Madrid.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *