Home / Sport / Fenerbahçe shkarkoi Aragonesin, rikthen Daumin

Fenerbahçe shkarkoi Aragonesin, rikthen Daumin

Spanjolli Luis Aragones është shkarkuar nga detyra e trajnerit të parë të Fenerbahçes dhe në vend të tij është emëruar strategu gjerman, Kristof Daum.

Trajneri gjerman kohë më parë shkëputi kontratën me Këlnin e cila ishte e vlefshme edhe për një vit.
Për Daumin nuk do të jetë kjo hera e parë që drejton njërën ndër skuadrat më të popullarizuara në Turqi siç është Fenerbahçe.
Ai skuadrën nga Stambolli e drejtoi në periudhën 2003-2006, duke fituar dy tituj kampioni të Turqisë (2004 dhe 2005), kurse në verën e vitit 2006 mori drejtimin e Këlnit, me të cilën skuadër vitin e kaluar siguroi rikthimin në elitën e futbollist gjerman, kurse këtë edicion e mbylli në pozitën e 12-të.
Aragonesi 70-vjeçar, në Fenerbahçe kaloi vetëm një vit pasi më parë me Spanjën e fitoi titullin e kampionit të Evropës. Mirëpo, me skuadrën turke nuk pati fat duke e mbyllur sezonin tek në vendin e katërt, që detyroi krerët e skuadrës në ndërprerjen e bashkëpunimit me të.
Duhet theksuar se Daum kohë më parë me ftesën e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri qëndroi në Prishtinë, ku ligjeroi para trajnerëve kosovarë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *