Home / Sport / Ferrari: Nuk marrim pjese ne F1

Ferrari: Nuk marrim pjese ne F1

Ferrari ne nje komunikate per shtyp ka kundershtuar listen e nxjerre nga FIA ku kokekuqja rezultonte e regjistruar per kampionatin e vitit 2010.

Skuderia nga Maranello ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne kampionatin e Formula 1 per vitin 2010 nese me pare nuk permbushen kushtet qe i ka paraqitur FIA-s.

“Ne fund duam te sqarojme dhe te heqim cdo dyshim, Ferrari nuk do te marre pjese ne kampionatin boteror te Formula 1 per vitin 2010 me nje rregullore te imponuar nga FIA ne kundershtim me te drejtat qe ka Ferrari te sanksionuara edhe ne marreveshjen me vete federaten”- thuhet ne deklaraten per shtyp.

Ferrari me date 29 maj ka dorezuar prane FIA-s nje leter ku e ka njohur me kushtet dhe rregullat qe kerkon kjo skuderi per te marre pjese ne Fomula 1 per kampionatin ne vijim.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *