Home / Sport / Futbollistet egjiptiane grabiten nga prostitutat

Futbollistet egjiptiane grabiten nga prostitutat

Te falenderosh Allahun per fitoren historike ndaj Italise eshte gje e mire, ama festimet jane tjeter pune.

Pas fitores 1-0 te premten per Kupen e Konfederatave qe po zhvillohet ne Afriken e Jugut, menjehere pasi u kthyen ne hotel, pese futbolliste te ekipit egjiptian pane se ne dhomat e tyre kishte ndodhur nje grabitje.

Kjo ishte ajo qe u tha per shtypin nje dite me pas.

Sipas te perditshmes “City Press”, qe raporton informacionet e policise se hotelit, futbollistet egjiptiane jane grabitur nga disa prostituta, te cilat i kishin marre neper dhoma per te festuar fitoren ndaj Italise.

“Kemi arsye te besojme se futbollistet kane sjelle prostituta ne hotel dhe me pas jane grabitur prej tyre”, thote nje funksionar i policise.

Megjthate egjiptianet nuk jane te vetmit qe jane grabitur, pasi cak i hajnave ishin edhe futbollistet e Brazilit, te cileve u jane vjedhur shuma te medha te parash dhe gjesende te vlefshme.

Ky fenomen leshon nje sinjal dhe paraljamerim serioz per skuadrat pjesemarese ne Boterorin e futbollit , qe vitin e ardheshem do te zhvillohet pikerisht ne Afriken e Jugut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *