Home / Sport / Galliani: Refuzuam mega oferten per Paton

Galliani: Refuzuam mega oferten per Paton

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, ka pohuar se klubi i tij ka refuzuar një ofertë me shifër të lartë për sulmuesin brazilian, Aleksandre Pato, kurse ka bërë të ditur se tash për tash për Andrea Pirlon nuk ka asnjë ofertë konkrete.

“Milani këtë vit ka refuzuar një ofertë marramendëse për Paton, por nuk do të them se cili klub e ka bërë këtë ofertë”, ka thënë Galiani, duke shtuar: “Sa i përket Pirlos nuk kemi asnjë ofertë zyrtare, as nga Çelzi dhe as nga ndonjë klub tjetër. Pirlo është futbollist i Milanit, prandaj Gago nuk mund të jetë shënjestra jonë. Nëse Pirlo shkon, atëherë do të shohim si do të rrjedhin gjërat”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *