Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i vendosur:Do të ketë referendum për emrin

Gruevski i vendosur:Do të ketë referendum për emrin

Ne jemi në bisedime për zgjidhjen e këtij problemi, por megjithatë siç kemi thënë, në fund qytetarët do ta kenë fjalën e fundit, për atë që quhet ardhmëria e shtetit dhe ajo që quhet sjellja e vendimeve kruciale për Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryeministri Gruevski në Manastir ku vendosi gur-themelin e një objekti të ri banesor.

një propozim të ri për emrin, ai do të shkoj në referendum, për të cilin populli do ta thotë fjalën e fundit.

“Ne jemi në bisedime për zgjidhjen e këtij problemi, por megjithatë siç kemi thënë, në fund qytetarët do ta kenë fjalën e fundit, për atë që quhet ardhmëria e shtetit dhe ajo që quhet sjellja e vendimeve kruciale për Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryeministri Gruevski në Manastir ku vendosi gur-themelin e një objekti të ri banesor.
Këto komente, kryeministri i bëri duke u përgjigjur para gazetarëve nëse kreu i shtetit është i gatshëm ta pranoj propozimin Maqedonia Veriore.Siç merr vesh agjencia e lajmeve INA, pala maqedonase është gatshme ta pranoj propozimin Maqedonia Veriore, për të cilin pastaj qytetarët do të vendosin me referendum

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve Menduh Thaçi përsa i përket idesë për një referendum për çështjen e emrit me Greqinë,dite me pare tha se shqiptarët nuk do të votojnë për robërinë e re të tyre.
“Referendumin që e thotë Gruevski duhet të ketë parasysh edhe ai edhe Akademia e shkencave të Maqedonisë se përveç që ka këtu shqiptarë dinjitozë ka edhe shqiptarë të mençur që i kuptojnë qëllimet e tyre. As në ëndërr nuk do ta shohin që shqiptarët në mënyrë vullnetare të votojnë për robërinë e re të tyre, ne nuk votojmë për identitetin Maqedonas që do të identifikohet me identitetin shtetëror të këtij shteti. Mundë të bisedojmë për këtë çështje nëse ata do të pajtohen që të sjellin një ligj kushtetues lex specialis ku do të garantohet identiteti i shqiptarëve dhe gjuha e shqiptarëve me të gjitha të drejtat tjera”, theksoi kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *