Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Propozim zgjidhja eventuale për emrin do të shkojë në referendum

Gruevski: Propozim zgjidhja eventuale për emrin do të shkojë në referendum

Gruevski tha se nuk mund të thotë se a hynë Maqedonia në fazën finale në bisedimet për zgjidhjen e kontestit me emrin, për të cilat sot është caktuar raundi i ri pas pauzës katërmujore.

“Gjithçka që do të thoja do të ishte spekulim. Dëshiroj të lëvizim në drejtim pozitiv”, tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të pjesës së dytë të qarkores së Shkupit

Shkup, 22 qershor – Kur do të vjen momenti të gjindet propozim zgjedhje për kontestin me emrin ajo do të shfaqet para qytetarëve me referendum që të shprehen se a duhet të pranohet apo jo, e përsëriti sot qëndrimin kryeministri Nikolla Gruevski, i pyetur se a ka konsultime mes liderëve të parive politike për organizimin e referendumit për çështjen me emrin.

Gruevski tha se nuk mund të thotë se a hynë Maqedonia në fazën finale në bisedimet për zgjidhjen e kontestit me emrin, për të cilat sot është caktuar raundi i ri pas pauzës katërmujore.

“Gjithçka që do të thoja do të ishte spekulim. Dëshiroj të lëvizim në drejtim pozitiv”, tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të pjesës së dytë të qarkores së Shkupit.

I pyetur nëse me presidentin Ivanov kanë biseduar për referendum për emrin, Gruevski tha se kjo është e ditur.

“Është e ditur se do të angazhohemi të kemi referendum në momentin kur do të ketë ndonjë propozim, i cili do të ishte së pari i pranueshëm për Greqinë, e pastaj të shohim se a është i pranueshëm për qytetarët e Maqedonisë”, tha Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *