Home / Sport / Guardiola eshte per shitjen e Eto’o? Silvinho, pas pese vitesh i thote ‘adios’ Barcelones.

Guardiola eshte per shitjen e Eto’o? Silvinho, pas pese vitesh i thote ‘adios’ Barcelones.

Samuel Eto’o duhet të pajtohet me kontratën dyvjeçare të cilën ia ofron Barcelona nëse dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, pasi që Pep Guardiola tashmë ka kërkuar nga skuadra të gjejë një sulmues të ri.
Ekipi i Barcelonës nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Silvinho dhe lojtari do të largohet nga Camp Nou që nga 30 qershori.

Sezonin e kaluar Eto’o ka mundur të largohet bashkë me Ronaldinhon dhe Decon, mirëpo ai siguroi një vend në skuadër, ndërsa tani “El Mundo Deportivo” njofton se kamerunasi duhet të vendosë shpejt për kontratën dyvjeçare të cilën ia kanë ofruar Blaugranët, ose do të shitet.

Manchester City dhe Inter janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit, ndërsa “AS” shkruan se Guardiola tashmë e ka marrë vendimin për shitjen e Eto’o-s dhe aktualisht po kërkon një sulmues të ri.

Barcelona e ka informuar Silvinhon se marrëveshja e cila skadon më 30 qershor nuk do të vazhdohet.
Ekipi i Barcelonës dëshiron ta falënderojë Silvinhon për besueshmërinë në pesë vitet e kaluara në të cilat fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve, tre tituj të Spanjës, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.”

Ish-lojtari 35-vjeçar i Arsenalit dhe Celta Vigos, ndeshjen e fundit për blaugranët e pati në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë, ku ndihmoi ekipin të triumfojë ndaj Manchester United.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *