Home / Sport / Hamburgu këmbëngul për blerjen e Canës

Hamburgu këmbëngul për blerjen e Canës

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana gjatë kësaj vere është vënë në shënjestër të shumë skuadrave nga Anglia dhe Gjermania. Mediat raportojnë se për shërbimet e kosovarit janë të interesuara Arsenali, Liverpuli, Evertoni dhe Totenhemi në Angli, si dhe Bajerni, Verderi dhe Hamburgu në Gjermani.

Megjithatë, duket se më afër finalizimit të transferimit të Canës është skuadra e Hamburgut. Mediat gjermane kanë bërë të ditur se babai i Lorikut, Agim Cana ka qëndruar në Gjermani dhe ka biseduar me drejtorin sportiv të Hamburgut, Dietmar Beiersdorf. Madje, mediat bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja ndërmjet dy palëve dhe tashmë gjithçka ka mbetur të zgjidhet me drejtuesit e Olimpikut të Marsejës. Hamburgu duket se është i gatshëm të paguajë 8 milionë euro për shërbimet e Canës, ndërkohë që klubi francez kërkon më shumë.

Arsenal, Diabi ne akordin per Canen?

Arsenali vazhdon te interesohet per Lorik Canen. Ashtu si kane vepruar te gjitha klubet e medha ne kete kohe krize, edhe “topçinjte” kerkojne te realizojne blerje, duke mos paguar te gjithe shifren e kartonit.

Çmimi i lojtareve ulet duke perfshire ne marreveshje futbolliste te tjere, te cilet nuk shihen te nevojshem per ekipin. Nje skenar te tille trajneri Arsen Venger po mendon ta shfrytezoje per afrimin e kuqeziut Cana.

Olimpik Marseja e vlereson afro 12 milione euro kartonin e zv.kapitenit te Kombetares shqiptare, e per te ulur çmimin, anglezet synojne te perfshijne ne marreveshje mesfushorin Abu Diabi, qe gjate ketyre tri vjeteve ka zhgenjyer.

Per sherbimet e lojtarit 25-vjeçar interesohen edhe Liverpuli e Totenhemi ne Premiershipin anglez, por edhe Bajerni i Mynihut, Hamburgu e Verder Bremeni ne Bundesligen gjermane.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *