Home / Lajme / Maqedoni / Hapen ofertat për ndërtimin e fazës së dytë të ujësjellësit të Tetovës

Hapen ofertat për ndërtimin e fazës së dytë të ujësjellësit të Tetovës

Të martën, komisioni për tenderim për fazën e dytë të ndërtimit të ujësjellësit të Tetovës ka bërë hapjen publike në prani edhe të mediumeve, të ofertave të kompanive, të cilat kanë konkurruar për këtë fazë ndërtimi që përfshinë gjatësinë prej 14 km.
Komisioni ka verifikuar dokumentacionin e kompanive në bazë të kritereve të përgjithshme të përcaktuara me tenderin ndërkombëtar. Komisioni ka verifikuar që 10 kompanitë konkurruese kanë dokumentacionin e duhur dhe plotësojnë kushtet për tenderim.

Komisioni gjithashtu ka hapur edhe pjesën financiare të ofertës së kompanive konkurruese. Brenda kohës do të shqyrtohen kriteret specifike të ofertave dhe do të bëhet rangimi i kompanive, ndërsa në afatin e përcaktuar me ligj, me shkrim kompanive do t’iu kthehet përgjigje.

Tenderi ka qenë ndërkombëtar dhe përveç kompanive të vendit kanë marrë pjesë edhe kompani të huaja. Kjo fazë ndërtimi pritet të përfundojë gjatë vitit 2010.

Tetovë, 3 qershor-
Firma Shaza Trans nga Sllatina ka parashtruar ofertë më të lirë për të përfunduar fazën e dytë të ujësjellësit të ri të Tetovës me çmim prej 1 milion e 382 mijë euro dhe nëse kjo ofertë e kalon vlerësimin e komisionit, duke patur parasysh se çmimi I ofertës është kushti kryesor, kjo ndërmarrje mund të ndërtojë fazën e dytë të ujësjellësit, me të cilin do të përfshihen ujrat nga Lumi I Ftohtë deri te Lumi Shkumbin.

Në tenderin ndërkombëtar ofertat e tyre I kanë parashtruar 10 ndërmarrje prej të cilëve tre nga Maqedonia si Dafi Ag, e cila parashtoi ofertë prej 1 milion e 564 mijë euro me 5 përqind lirim, Trans Med – 1 milion e 768 mijë euro, Vardar Gradba 1 milion e 638 mijë euro, Bag Kop Mustafa 1 milion e 819 mijë euro, Konstruktor Inxhinjering nga Spliti 1 milion e 940 mijë euro, Teplan 1 milion e 846 mijë euro etj.

Për këtë pjesë të ujësjellësit shteti përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ndan 894 mijë euro, ndërsa mjetet tjera I siguron komuna.Gyp përçuesi I cili duhet të ndërtohet është I gjatë 14 kilometra.Ofertuesit nuk kanë patur vërejtje në hapjen e dokumentacionit të tenderit.Komisioni gjatë ditëve të ardhshme do të shqyrtojë ofertat se kujt do t`ia ndajë tenderin.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *