Home / Sport / Haye i lënduar, anulohet meçi me Klitschkon

Haye i lënduar, anulohet meçi me Klitschkon

Lufta për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të versioneve IBF, WBO dhe IBO mes David Haye dhe Wladimir Klitschko është anuluar.

Vendimi erdhi pasi Haye, 28 vjeç, ka pësuar një lëndim në shpinë në bazën e tij stërvitore në Qipro. Qifti ishte caktuar të përballej më 20 qershor në praninë e 60 mijë shikuesve në stadiumin e Schalke 04, Veltins Arena. Mirëpo, trajneri i Klistchkos, Bernd Boente mbetet optimist se meçi mund të zhvillohet më vonë gjatë verës.

Haye gjatë javës së ardhshme do të takohet me një specialist në Londër për të kuptuar shkallën e qartë të lëndimit. “Nëse është bërë një anulim i vogël, ndoshta meçi mund të zhvillohet katër javë më vonë. Por, pyetja e parë që duhet të gjejë përgjigje është se a do të jetë ai i gatshëm”,- tha Boente.

Ndërsa Klitschko është i vendosur të luftojë në datën e caktuar kundër një kundërshtari tjetër. “Jam i pafjalë. Duhet të gjejmë dikë tjetër. Do ta pranoj kushdo që është”, tha ukrainasi.

Opsion eventual për Klitschkon mund të jetë kampioni i versionit WBA, Nicolay Valuev, meçi i të cilit kundër Ruslan Chagaev u anulua javën e kaluar pasi Chagaev nuk kaloi testin mjekësor.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *