Home / Sport / Hejnkes nga Bayerni te Bajeri

Hejnkes nga Bayerni te Bajeri

Jup Hejnkes i cili udhëhoqi Bayernin e Munihut në fund të sezonit të kaluar, në sezonin e ardhshëm do të drejtojë Bayer Leverkusenin. Leverkuseni mbeti pa trajner pasi Bruno Labadia kaloi në rradhët e Hamburgut, dhe drejtuesit e klubit vendosën që Hejnkes të jetë zevendësuesi i tij.

Trajneri i “përkohshëm” i Bayernit të Munihut Jup Hejnkes, sezonin e ardhëshëm do të jetë trajner i Bayer Leverkusenit. Hejnkes me “farmacutët” ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, dhe do të zëvendësojë Bruno Labadian, i cili mori drejtimin e Hamburgut.
Jup Hejnkes më shumë se dy dekada ka punuar si trajner , duke udhëhëhequr skuadra si Borussia Mynshengladbahu, Bayerni i Munihut, Atletik Bilbao, Ajntraht Frankfurtin, Tenerifen, Benfikën, Schalken dhe Realin e Madridit me të cilët në vitin 1998 fitoi Ligën e Kampionëve. Dy vitet e fundit u tërhoq nga futbolli, mirëpo këtë pauzë e ndërpreu në muajin prill, kur nga drejtuesit e Bayernit i’u ofrua pozita e lënë zbrazët pas largimit të Jyrgen Klinsmanit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *