Home / Sport / Hidhet shorti per Kupat Evropiane

Hidhet shorti per Kupat Evropiane

Kampioni i Maqedonisë në futboll Makedonija Gj.P garat e saja evropiane në eliminatoret e Ligës së Kampionëve evropian do ti fillojë në xhiron e dytë, ndërsa për kundërshtar ka skuadrën bjelloruse Bate Borisov. Gjithashtu edhe tri skuadrat tjera pjesëmarrëse në Ligën Evropiane, Rabotniçki, Milano dhe Renova sot janë njoftuar me kundërshtarët e tyre.

Fudbollistët e Makedonija Gj.P forcat e tyre do ti masin kundër kampionëve të Bellorusisë “Bate Borisov” edhe atë në xhiron e dytë eliminatore për Ligën e Kampionëve Evropian. “Luanët” në ndeshjen e parë do të jenë nikoqir, ashtu që takimin e parë me bjellorusët do ta zhvillojnë më 30 qershor ose 1 korrik. Makedonija Gj.P për kundërshtar mori një skuadër mjaft të rëndë, Bate Borisov e cila sezonin e kaluar arriti deri në fazën e garave në Grupe të Ligës së Kampionëve, ku në takimet me Real (M), Juventusin dhe Zenitin tri herë luajti baras, prej të cilave dy herë “zojës zë vjetër” nuk i lejoi që ti mund.

Gjithashtu edhe tri skuadrat tjera të Maqedonisë, pjesëmarrëse në Ligën evropiane, Rabotniçki, Milano dhe Renova sot janë njoftuar me kundërshtarët e tyre. Ekipi nga xhepçishti garat e saja do ti fillojë e para edhe atë në terren mysafir në Minsk ku do të përballet me ekipin e Dinamos. Nëse eventualisht do të kalojnë rrethin e parë këta në xhiron e dytë do të takohen me skuadrën norvegjeze Tromzo.

Fituesi i Kupës së Maqedonisë, Rabotniçki, garat në Evropë do ti fillojë në rrethin e dytë eliminator. “Romantikët” debutimin e tyre do ta kenë në terren vendas më 16 korrik, kur në stadiumin e qytetit në Shkup do të luajnë me Krusaders.

Ndërkaq skuadra e Milanos e cila po ballafaqohet me probleme të shumta financiare, debutimin e tyre në Evropë për sezonin e ardhshëm do ta ketë gjithashtu në terren vendas. Këta në “Milano arena” më 16 korrik do të duhet të përballen me fituesin e ndeshjes Sllaven Bellupo dhe Birkirkara nga Malta.

LIGA E KAMPIONËVE

Makedonija Gj.P – BATE Borisov

LIGA EVROPA

(02 -09 korrik 2009)

Dinamo Minsk – Renova

(16 -23 korrik 2009)

Rabotniçki – Crusaders

Milano – Sllaven B/Birkirkara

Kampionet e Shqiperise, Tirana do te perballen me kampionet norvegjez Stabaek IF.

Ndryshe nga pjesemarrjet e tjera ne Champions League kete here kerkohet me shume nga bardheblute nisur edhe nga prononcimet e donatorit Refik Halili i cili nuk ka kerkuar thjesht kalimin e nje faze por nje paraqitje me dinjitoze se heret e tjera.

Megjithese shorti nuk eshte treguar shume bujar me bardheblute, mundesite per te kaluar fazen e pare te eleminatoreve jane. Por duhen pare dhe lojtaret qe mund te afrohen deri ne perballjen e pare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *